Zgjatjani vetes jetën – blini një qen!

Life style

Zgjatjani vetes jetën – blini një qen!

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 11:55
Foto ilustruese

Të gjithë jemi të familjarizuar me këshillën se mbajtja e kafshëve shtëpiake është e shëndetshme, e veçanërisht në moshë të shtyrë.

Përfitimet përfshijnë përgjegjësi më të madhe, shoqëri, ushtrime fizike, etj. Pra, ka kuptim.

Por tani kemi dëshmi specifike dhe të fuqishme se mbajtja e një qeni – dhe posaçërisht të një race të caktuar – do të thotë se do të jetoni më gjatë sesa miqtë të cilët nuk mbajnë qen.

Studimi masiv, i cili e ka përfshirë tërë popullsinë e Suedisë, i ka monitoruar pronarët e qenve për 12 vite. Çfarë kishin zbuluar ata, është me të vërtetë e mahnitshme.

Duket se nuk mjafton vetëm të dilni ta blini një qen, sepse varësisht nga raca, edhe qeni ndikon në jetëgjatësinë tuaj.

P.sh., një qen i racës ‘mongrel’ e zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme për vetëm 2 për qind, qentë e racës ‘shih tzu’ e zvogëlojnë për 15 për qind. Blijani vetës një terrier dhe do të përfitoni një rrezik më të ulët deri në 19 për qind!

Por, gjërat bëhen edhe më të jashtëzakonshme – pronarët e qenve të racës ‘Labrador’ dhe ‘Retriever’ gëzojnë 26 për qind reduktim në vdekje të parakohshme, ndërsa qentë e policisë deri në 37 për qind.

Dhe nëse vërtet dëshironi ta zvogëloni rrezikun e vdekjes së parakohshme deri në 40 për qind, shkencëtarët sugjerojnë t’ia blini vetës një qen të racës ‘English setter’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat