Ky është parku i ‘preferuar’ nga femrat, ja pse...

Life style

Ky është parku i ‘preferuar’ nga femrat, ja pse...

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 20:56
Parku në Korenë e Jugut

Në një park të çuditshëm ne Korenë e Jugut mbahen qindra penisë për të lumturuar shpirtin e një virgjëreshe të vdekur.

Organet e skalitura të seksit në Parkun Heasindang janë të të gjitha madhësive dhe formave, nga ata më të vegjlit e deri tek një top penisi gjashtë këmbësh që është në lëvizje gjatë gjithë ditës.

Vizitorët në parkun Haesindang, pranë fshatit bregdetar të Sinnam, Kore e Jugut, mund të shohin pothuajse 300 statuja të ngurta penisi, të gjitha të dedikuara për kujtimin e një nuseje të virgjër, e cila ishte braktisur në një gur kur i fejuari i saj nuk u kthye më kurrë pasi shkoi për peshkim.

Thuhet se ajo u mbyt nga një stuhi dhe që atëherë shpirti i saj mund të kënaqet vetëm nga organet gjenitale.

Vizitorët e kopshteve mund të shohin organet mashkullore në të gjitha format të gdhendura me profesionalizëm nga druri dhe materiale tjera.

Një nga statujat më të pazakonta është një burrë gjigant, i cili “nxjerr” nga goja një penis në vend të gjuhës.

Vendasit kanë thënë se virgjëresha e zëmëruar nga mbytja pasi u braktis në shkëmb, bëri që peshqit e ujërave përreth të zhdukeshin nga aty derisa fantazma e saj u qetësua kur një dru që rrihej nga ujërat mori formën e penisit nga gdhendja dhe aty filloi gjithçka.

Parku Haesindang mendohet të jetë shtëpia më e madhe e koleksionit të penisit në botë dhe u hap për publikun në vitin 2007.

Ai thuhet se tani mirëpret rreth 12,000 vizitorë çdo vit, 60% prej tyre janë gra, dhe është i njohur për peizazhin e tij mbresëlënës.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat