Tonet e syve me efekt metalik

Life style

Tonet e syve me efekt metalik

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 20:27
Dior ka realizuar një linje të tërë dedikuar grimin, me emrin Mystic Metallics

Moti i ftohtë na sjell shumë prej risive ngjyrë ari, kafe, çokollatë, bronzi dhe argjendi për sytë.

Bota e bukurisë ka kthyer shikimin në një drejtim të ri dhe ka ndryshuar ngjyrat, duke preferuar ato metalike dhe reflekset e dritës.

Derisa grimerët nuk hezitojnë të luajnë me vezullime, tone intensive prej bronzi dhe ngjyrave metalike; ky trend ofron një shumëllojshmëri të përdorimit alternativ dhe korrespondon me atë të përditshmen.

Dior ka realizuar një linje të tërë dedikuar grimin, me emrin Mystic Metallics, një koleksion i ndërtuar në fuqinë e reflekseve kromatike të vjollcës dhe të gjelbrës.

Essence i ka dhënë jetë koleksioneve të shumta në këto nuanca, ndërsa për Estee Lauder, ngjyrat e preferuara janë bojë qielli, e gjelbra dhe tonet e ngrohta të tokës. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat