5 shenja që tregojnë se jeni një mike e mirë

Life style

5 shenja që tregojnë se jeni një mike e mirë

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 20:38
Ilustrim

Këto janë 5 shenjat që tregojnë se jeni një mike shumë e mirë…

Të gjithë gjithmonë kërkojnë këshillën tuaj, kur hasen në ndonjë problem.Me kujdes dëgjoni njerëzit dhe jeni shumë objektive, andaj edhe mendimi juaj është një faktor i rëndësishëm gjatë dhënies së ndonjë vendimi.
Jeni person i besueshëm. Ju mund të mbani një sekret dhe kjo është një cilësi shumë e mirë e juaja. Kjo është arsyeja pse njerëzit kanë besim në ju, madje edhe në sekretet më intime.
Ju nuk gjykoni. Ju jeni e vetëdijshme se secili ka jetën e vet që nuk mund të jetë në përputhje me pikëpamjet tuaja, por kurrë për shkak të kësaj ju nuk i largoni njerëzit e afërt.
Ndershmëria dhe sinqeriteti janë në rend të parë. Asnjëherë nuk gënjeni, madje edhe nëse e dini se e vërteta mund të lëndojë një person tjetër. E vërteta është, fundja gjithnjë më pak e dhimbshme se sa gënjeshtra, dhe për këtë arsye miqtë tuaj ju vlerësojnë.
Ju ruani miqësinë. Jeta sjell me vete shumë përgjegjësi dhe shqetësime që ndonjëherë nuk gjejmë kohë të mjaftueshme për socializim. Megjithatë, edhe në miqësi aplikohet rregulla e cilësisë apo kualitetit, dhe jo kuantitetit. Nëse ndonjëherë nuk mund të gjeni kohë për kafe, ju thjeshtë mund ta bëni ndonjë telefonatë për ta pyetur si është miku juaj. Ju i kushtoni rëndësi gjërave më me vlerë në jetën e tyre dhe pyesni se çfarë po ndodhë me ta. Prandaj, miqtë tuaj ndjehen më të dashur dhe j’ua kthejnë në të njejtën mënyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat