Çfarë thotë astrologjia për shëndetin tuaj në 2018?

Life style

Çfarë thotë astrologjia për shëndetin tuaj në 2018?

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 07:59
Ilustrim

Po ju paraqesim horoskopin 2018 se si e parashikon shëndetin tuaj:

DASHI

Të dashur pjesëtar të shenjës së Dashit, në vitin 2018 do të keni shëndetin relativisht mirë. Frika do të ndërprehet, do të keni shumë energji pozitive, por nga fati i keq nuk do ti shmangeni stresit. Shpesh do të bëheni nervoz, kështuqë mund të keni dhimbje koke. Mos e sforconi shumë trupin tuaj, veçanërisht nëse mirreni me sport. Gjatë muajit tetor bëhuni të kujdesshëm. Janë të mundura infeksione të ndryshme të shoqëruara me temperaturë. Megjithatë, nuk do të jeni në ndonjë rrezik të madh.

DEMI

Të dashur përfaqësues të kësaj shenje, në vitin 2018 do te tentoni të jeni në ekuilibër mendor përndryshe mund të dobësoheni fizikisht dhe të bëheni të ndjeshëm. Mos e teproni me çdo gjë, sidomos me ushqim. Gjysma e dytë e vitit mund të jetë jo shumë e favorshme për ju. Ekziston rrezik i madh nga infeksionet urinare-gjenitale, kështuqë bëhuni të vëmendshëm.

BINJAKËT

Të dashur Binjakë, në vitin 2018 do të mund të relaksoheni përfundimisht. Shëndeti juaj do të jetë më i mirë se dy vitet e fundit. Lodhja kronike dhe rraskapitëse do të përfundojë. Do të keni më shumë pushtet, por edhe do të lëndoheni. Kini kujdes të veçantë në trafik. Shkoni rregullisht në kontrolle mjekësore. Nga shtatori do të keni probleme të mundshme të alergjisë dhe të stomakut.

GAFORRJA

Të dashur Gaforre,në vitin 2018 do të hyni në një periudhë krize. Duhet të kujdeseni më shumë për shëndetin. Do të ndjeni shenja të para të dobësimit të imunitetit. Gjithashtu, do të keni periudha të shkurta depresive, veçanërisht në gjysmën e parë të vitit. Sa i përket dietës, shmangni ëmbëlsirat pasi mund të shkaktojë rritjen e sheqerit në gjak.

LUANI

Të dashur Luanë, viti 2018 do të jetë i mirë për ju kur bëhet fjalë për shëndetin. Vetëm në gusht mund të keni ulje të oreksit. Mos u bëni dembel, por aktivizohuni më tepër fizikisht. Shmangni të gjitha llojet e veseve sepse ata nuk do t’ju ndihmojnë për të lehtësuar ankthin e mundshëm.

VIRGJËRESHA

Të dashura Virgjëresha, edhepse nga natyra jeni të turpshme dhe të prirur ndaj hipokondrisë, viti 2018 do të jetë shumë i qetë për ju. Nuk do të ngarkoheni shumë me shëndetin tuaj si zakonisht. Frika do t’ju zhduket krejtësisht, kështuqë do të ndjeheni më të lehtësuar. Në gjysmën e parë të vitit duhet të kontrolloni presionin dhe hormone. Mund të keni luhatje. Që nga vjeshta, duhet të futeni në një dietë të veçantë. Kjo do të parandalojë problemet e mundshme në stomak.

PESHORJA

Në vitin 2018 do të jeni me fat. Do t’i anashkaloni problemet serioze shëndetësore. Problemi i vetëm është se keni vazhdimisht luhatje të shpeshta të humorit dhe mendime destruktive. Mundohuni të mendoni pozitivisht. Mund të keni ftohje të shpeshta. Nëse jeni duhanpirës, do të ishte mirë ti lini përfundimisht cigaret. Nga nëntori mund të keni probleme me veshkat dhe lëkurën.

AKREPI

Të dashur përfaqësues të shenjës së Akrepit, do të forcoheni fizikisht pasi keni ndjekur sëmundje kronike për një kohë të gjatë. Krizë e re mund të paraqitet në qershor e deri në fund të shtatorit. Gjatë kësaj periudhe, mund të keni probleme me shpinën, organet riprodhuese dhe dhëmbët. Shfrytëzoni çdo moment për t’u çlodhur sepse është e vetmja mënyrë për të rimarrë energjinë. Është e rëndësishme që të mësoni të jeni të përgjegjshëm dhe të trajtoni shëndetin tuaj.

SHIGJETARI

Gjatë vitit 2018 do të fillojë faze e ndjeshme për ju që do të marrë një periudhë më të gjatë. Do të ndjeheni kryesisht të lodhur, madje edhe kur nuk jeni aktiv. Disa nga problemet mund të shëndrrohen në kronike nëse ju i injoroni simptomat. Rregullisht shkoni në ekzaminime mjekësore dhe pushoni mirë. Kushtoni vëmendje shpinës, eshtrave, mëlçisë si deh sistemit kardiovaskular.

BRICJAPI

Në vitin 2018  nuk do të keni probleme të mëdha shëndetësore. Ushtrimet e ndryshme të relaksimit mund të ju ndihmojnë shumë. Në gjysmën e dytë të muajit janar dhe shkurt ka gjasa të ftoheni. Shmanguni nga viruset e ndryshme të ftohjes. Gjatë verës, vjeshtës dhe dimrit do të jeni përgjithësisht mirë.

UJORI

Obligimi juaj kryesor gjatë vitit 2018 është të qetësoheni dhe sa më pak të nevrikoseni. Vetëm në këtë mënyrë mund të jeni mirë, përndryshe do të ju dobësohet imuniteti si deh do të prireni ndaj infeksioneve dhe alergjive të ndryshme. Në veçanti, do të jeni të ndjeshëm gjatë korrikut dhe gushtit, si dhe në fund të vitit.

PESHQIT

Sa i përket problemeve shëndetësore, do të jeni me fat në vitin 2018. Mund të jeni pak më i ndjeshëm gjatë shtatorit. Mos e leni pasdore shëndetin tuaj, por konsultohuni rregullisht me mjekun tuaj. Ka gjasa që të ndjeheni të lodhur gjatë tërë vitit. Prandaj, do të ishte mirë nëse i minimizoni aktivitetet tuaja. Është e rëndësishme të jeni të disiplinuar më shumë se kurrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat