Bijat e nënave më të vjetra, më pak të prira të kenë fëmijë

Life style

Bijat e nënave më të vjetra, më pak të prira të kenë fëmijë

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 13:17
Ilustrim

Një studim i reproduktimit njerëzor ka treguar se vajzat e lindura nga nënat më të vjetra kanë më shumë gjasa që të mos kenë fëmijë të tyre.

Përfundimi vjen pasi që gratë po presin shumë e më shumë gjer vonë në jetën e tyre që të kenë fëmijë.

Sipas hulumtuesve nga McGill University, që vlerësuan të dhënat nga më shumë se 43 mijë gra, mosha e nënës kur ka lindur mund të ndikojë në atë se a do të ketë fëmija e saj një të vetin.

Të gjeturat e reja janë publikuar në ditarin Human Reproduction dhe vijnë pas të dhënave fillestare më 2006, që sugjeronin se ka në lidhje mes këtyre dy dukurive.

Sidoqoftë, ndonëse kanë dëshmuar se ka një lidhje legjitime mes tyre, hulumtuesit nuk kanë mundur që të vijnë në përfundim se pse ekziston kjo lidhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat