Studim: Duhanpirja ju bën më pak atraktiv

Life style

Studim: Duhanpirja ju bën më pak atraktiv

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 11:36
Ilustrim

Duhanpirësit mund t’i injorojnë paralajmërimet për rreziqet shëndetësore nga cigarja, duke menduar që duken më atraktiv në qoftë se e konsumojnë atë.

Fundja seks simbolet si James Dean e Humphrey Bogart rrallë herë janë parë pa ndonjë cigare në duar.

Megjithatë, dëshmitë e fundit kanë treguar që duhanpirja në fakt ju bën me pak atraktiv tek gjinia e kundërt.

Këtë rezultat e ka treguar studimi i realizuar me më shumë se 500 persona.

Nga ata është kërkuar që të zgjedhin njërin nga dy binjakët për të cilin mendonin se është më atraktiv.

Meshkujt kanë zgjedhur binjaken që nuk konsumon cigaren në dy të tretat e rasteve, ndërsa gratë kanë zgjedhur binjakun që nuk konsumon cigare në 68% të rasteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat