2 Janari, dita e “bërjes së fëmijëve”

Life style

2 Janari, dita e “bërjes së fëmijëve”

Më: 2 janar 2018 Në ora: 10:38
Ilustrim

Dita e dytë e janarit është zyrtarisht Dita Ndërkombëtare e Bërjes-Së-Fëmijëve, ditë kjo ku miliona çifte do të kryejnë marrëdhënie seksuale me shpresën se do të mbeten shtatëzënë.

Sipas një studimi, çiftet do të çojnë dashuri në ora 22:36 të  mbrëmjes, në ditën më të popullarizuar për ngjizje.

Shifrat zyrtare shfaqin ditën më të zakonshme të lindjeve në Mbretërinë e Bashkuara, e që është 26 shtatori, që i bie të jetë 38 javë pas 2 janarit, e që është kohëzgjatja mesatare e një shtatëzënie.

Ekspertët e fertilitetit thonë që kombinimi i dëshirës për një foshnje shtatori, që të jetë më e vjetra në vit shkollor, shërimi i kokëdhimbjes që vjen pas ‘dehjes’ në Natën e Vitit të Ri, dhe dëshira për të kaluar kohë bashkë para se të kthehen në punë, bën që prindërit potencialë të çojnë dashuri më 2 janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat