Fustane, pantallona, xhaketa… çfardo qofshin vetëm merrini ngjyrë të kuqe, një domosdoshmëri e këtij sezoni

Life style

Fustane, pantallona, xhaketa… çfardo qofshin vetëm merrini ngjyrë të kuqe, një domosdoshmëri e këtij sezoni

Më: 23 janar 2018 Në ora: 18:33
Ilustrim

Intensive, e shkëlqyeshme dhe e gjallë, ngjyra e kuqe është rikthyer duke konfirmuar kështu se do të jetë ngjyra kryesore e këtij sezoni. Dhe kështu, sikur të jetë nxitur nga dëshira e saj për të qenë gjithmonë në vëmendje, ajo do të jetë e pranishme kudo, në veshje e në aksesorë në vitin 2018, e në të gjitha nuancat e saj.

Ngjyra e pasionit do të na pushtojë të gjithëve këtë sezon, pantallona, bluza, fustane, xhaketa, etj të çfarë do modeli mjafton vetëm të jetë në ngjyrën e  kuqe dhe ju do të keni një pamje “IN”. E sigurisht shkëlqimit të saj nuk do t’i shpëtonin as aksesorët, të përsosur për të kompletuar një pamje “total red”.

Pra, çfardo që është e kuqe, një veshje e thjeshtë apo komplekse, kadife apo lëkure, me detaje metalike apo jo, një çantë përditshmëri, një veshje mbrëmje, një palë dorashka etj. do ju bëjë të dukeni të mrekullueshme. Në fotot e paraqitura gjeni edhe mjaft ide. Ju duhet të merrni vetëm një indicie dhe ta lini pasionin e ngjyrës së kuqe t’ju ngrohë zemrat në këto ditë të ftohta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat