Disa njerëz janë thjesht të apasionuar pas gjumit. Madje, kur i pyesin se cila është dashuria e tyre më e madhe, përgjigja e menjëhershme është: ‘shtrati’. Zhyten me orë të tëra për të shijuar ciklin e gjumit, ndërsa nuk dëshirojnë të dëgjojnë asgjë përreth.
Për sa i përket zakoneve të të fjeturit, kjo ndryshon nga një njeri tek tjetri. Disa kanë shumë ftohtë dhe nuk i mjafton një mbulesë për gjatë natës. Të tjerë janë krejt e kundërta, zbulohen shumë, pasi kanë vapë dhe në mes të dimrit. Ka dhe nga ata që flejnë krejtësisht…nudo! Mund t’ju duket ide e bukur, por a keni menduar mirë?
Në mendimin e parë, tingëllon shumë seksi, e jo pa faj. Shto këtu nëse ju shoqëron dhe partneri në shtrat. Megjithatë, edhe kjo ka diavantazhet e veta. Duke filluar që nga higjiena, e deri tek vështirësia për t’u ngritur urgjentisht për nevoja personale, më poshtë do të gjeni të listuara disa arsye pse nuk duhet të fleni krejtësisht nudo.
E keni menduar ndonjëherë se mund të përfshiheni në një situatë zjarri dhe do t’ju duhet të dilni shpejt?
Duhet ruajtur një barrierë mes pjesëve intime dhe shtratit.
Është e mërzitshme të vishesh nga e para kur do të duhet të shkkosh në tualet.
Sado që i lani çarçafët, nuk mund të siguroheni për sterilizim 100%.
Duhet të keni diçka rreth trupit (si pizhamat!), që të thithin djersën e çliruar gjatë natës.
Mbathjet sigurojnë të thithin atë çka trupi lëshon pa vetëdije…dhe këtë nuk do dëshironit ta shihnit në çarçafët tuaj!