Çifti 100-vjeçar që feston 80-vjetorin e martesës

Life style

Çifti 100-vjeçar që feston 80-vjetorin e martesës

Më: 2 mars 2018 Në ora: 08:46
Arthur dhe Marcia

Kjo është një nga ato historitë e dashurisë që zgjat gjithë jetën deri në momentet e fundit të frymëmarrjes. Ishte nipi i tyre ai që bëri të njohur për të gjithë, këtë histori të bukur dashurie.

Gjyshërit e mi janë të jashtëzakonshëm. Arthur është 105 vjeç (lindur në 1912), Marcia është 100 vjeç (Lindur në 1917). Këtë javë ata kanë festuar 80-vjetorin e martesës së tyre. Ata janë çifti më i vjetër në qytet. Marcia mund të thotë vetëm “Hello, Hello”, por duket se ka një lloj mirëkuptimi për ta që e rrethojnë. Arthur është një burrë i bukur dhe jashtëzakonisht i dashuruar me Marcia -n. Ju mund të shihni se si prania e Marcia-s ndikon tek ai.

Krenar që kam prejardhje nga këta njerëz të mrekullueshëm.

“Të dua. Të kam dashur për 80 vite e dashur. U bë kohë e gjatë, ne ishim vetëm 20 vjeç, kur u dashuruam dhe u martuam. Dhe ishim të shkëlqyer në shkollë”, shprehet Arthur për gruan e tij.

“Të kujtohet martesa me këtë djalë të mrekullueshëm, gjyshin  ? Ju të dy kishit shumë, shumë fat. Ishit shumë me fat që gjetët njëri-tjetrin. Më kupton se çfarë jam duke thënë, gjyshe? Ke shumë fat. Po ashtu dhe ti gjysh. Jeni shumë me fat”, ndërhyn nipi i tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat