7 situata në të cilat do të kemi gjithmonë nevojë për mamanë tonë

Life style

7 situata në të cilat do të kemi gjithmonë nevojë për mamanë tonë

Më: 9 mars 2018 Në ora: 06:55
Foto ilustrim

Në çfarëdo moshe që të jemi, mamaja është i vetmi person që do të keni gjithmonë nevojë. Sepse si ajo nuk ka asnjë.

Ne jetë për të mbijetuar kemi nevojë për këto gjëra, ajrin, ujin, ushqimin edhe mamanë tonë, edhe kjo e fundit ka një rëndësi jetike. Thënë ndryshe, kjo nuk duhet të thotë që jemi gocë mami ose çun babai. Jetoj me të dashurin tim prej disa kohësh, kam familjen time dhe jam një femër e pavarur, por kur mamaja ime më përqafon, aaaa..ndryshon puna, më duket sikur kthehem në shtëpi. Ajo është i vetmi person që do të jetë me mua në të mirë dhe në të keq, është i vetmi person që mendon për lumturinë time. Një mama di gjithmonë të kuptoj kur jemi në rrezik, ajo kupton kur bota jonë po shembet, kur duhet të rrijë urtë dhe kur duhet të na jap këshilla. Se si ja bëjnë, nuk e di, më duket se kanë superfuqi.

Media sjell shtatë situata kur do të kemi gjithmonë nevojë për mamanë pavarësisht se jemi 15 apo 42 vjeç. Nuk duhet t’ju vijë turp. Nuk thonë kot “ Mamja është gjithmonë mamaja”.

Kur keni nevojë për këshilla mbi jetën

Nëse ju pëlqen apo jo, askush nuk është i mirë për t’ju dhënë këshilla se sa ajo që na ka sjellë në këtë jetë. Sepse ajo ju njeh si xhepat e vet, e di se çfarë ju bezdis dhe çfarë ju bën të lumtur, po mbi të gjitha dëshiron më të mirën për ju. Përditë na duhet të bëjmë zgjedhje të vogla, që nga problemet e zemrës dhe deri tek çfarë të gatuajmë për darkë, e sigurt ajo që do na përgjigjet gjithmonë dhe në çdo kohë është mamaja.

Kur ju copëtojnë zemrën

Kjo është e pamundur mos të ndodhë disa herë në jetë. Ndoshta ai që na tradhton është partneri ose mikja jonë më e mirë. Ju e dini se ku mund të ndiheni të sigurt sa herë që kjo ndodh. Sigurisht në krahët e mamasë tuaj. Sepse ju jeni i sigurt që ajo do ju thotë gjithmonë: “Mos u mërzit, gjithçka do të shkojë mirë”. Mamaja ka fuqinë për t’ju qetësuar edhe kur jeni shumë e turbulluar.

Kur humbni dikë që doni

Këtu nuk e kemi fjalën kur ndahemi nga i dashuri. Kur humb dikë fizikisht është vërtetë shumë vështirë, mbi të gjitha kur humbim dikë që e kemi pasur gjithmonë pranë. Kjo është një situatë shumë e vështirë për t’u përballuar vetëm. Të flisni me mamanë tuaj është një zgjidhje. Edhe pse dhimbja sigurisht nuk do t’ju largohet, patjetër që do të qetësoheni, sepse kjo është fuqia e mamave.

Kur keni nevojë për ndershmëri

Miqtë gjithmonë ju kanë thënë: ai po ju lë pas dore, por ju nuk doni ta besoni atë. Ose, ju jeni në dyqan dhe doni të blini një fustan që nuk ju shkon por që ju pëlqen vërtet. A e dini se kush do të jetë personi më i sinqertë, i cili me të vërtetë do t’ju tregojë se si është më mirë? Nëna juaj. Ajo nuk ka nevojë të mbajë një anë, ajo është tashmë në anën tuaj dhe për shkak të kësaj, ajo ju tregon të vërtetën.

Kur keni nevojë për ndihmë (në praktikë)

Keni bërë me njollë bluzën tuaj të preferuar, si t’ja bëni që ta pastroni? Ose kur ju duhet të zgjidhni problemin e taksave dhe nuk keni eksperiencë për ta zgjidhur? Ajo që ju vjen ndërmend është vetëm mamaja. Nuk ka asnjë gjë të keqe ta merrni në telefon dhe ti kërkoni ndihmë. Vetëm që tani që jetoni vetëm, ajo nuk vjen dot t’jua pastrojë, aq shpejt, por e sigurt nëse nuk ja dilni vetë, shumë shpejt mamaja do të trokasë se derën tuaj.

Kur keni nevojë që t’ju miratojnë mendimet tuaja

Të jesh i rritur do të thotë të bësh zgjedhjet e tua, thuajse të menduara mirë, por nëse mamaja na i aprovon edhe më mirë. Në çdo moshë vetëm një shikim shtrembër i mamasë sonë na bën që të rimendojmë  gjithçka.

Kur keni nevojë thjeshtë për pak përkëdheli

Megjithëse jeni në një njeri i pavarur, është gjithmonë një kënaqësi kur mamaja të shtron tavolinën dhe ka përgatitur shumë ushqime të mira për ty, të ledhaton me fjalë të ëmbla dhe në fund të kërkon që të flesh në shtëpinë e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat