Çfarë nuk dini për marrëdhëniet seksuale pas të 50-ave - Bota Sot
Çfarë nuk dini për marrëdhëniet seksuale pas të 50-ave

Life style

E diel, 22 prill 2018

Çfarë nuk dini për marrëdhëniet seksuale pas të 50-ave

Më: 17 mars 2018 Në ora: 16:47
ilustrim

Seksi na ndihmon të relaksohemi, të pastrojmë sistemin tonë imunitar dhe të flemë më mirë. Pra, pse mos të… rrezikojmë?

6 gjëra që duhet t’i dini rreth seksit në moshën 50 vjeçare

1. Seksi midis grave më të mëdha në moshë dhe meshkujve më të rinj nuk është më një tabu
“Ka vetëm pluse në një marrëdhënie me meshkuj më të rinj në moshë”, kështu shprehen femrat e pyetura në studim. “Ata zakonisht mbajnë erë të mirë dhe e dinë mirë se çfarë duhet të bëjnë për të qënë të paraqitshëm. Dinë si ta bëjnë një femër të ndihet seksi”, thotë njëra nga të intervistuarat.

2. Meshkujt mbi 50 janë shpesh më të mirë në krevat se sa meshkujt e rinj
“Një mashkull 50 vjeçar nuk është kurrë në nxitim. Ai gjithmonë të lutet ty me mirësjellje. Më e rëndësishmja është që këta meshkuj e dinë se ka gjithmonë diçka më shumë për tu bërë në dhomën e gjumit, se sa thjesht një marrëdhënie interaktive”.

3. I martuar ose single, tërheqja fizike është aq e rëndësishmë për një 50 vjeçar, sa edhe për një 20 vjeçar
Një shprehje inteligjente thotë: Njeriu është në moshë aq sa ndihet. Kështu që vitet e jetës nuk kanë lidhje me atë që ju doni të dukeni së jashtmi.

4. Penisi i butë nënvlerësohet gabimisht
Harrojeni mitin se penisi i butë tregon mosdëshirë për seks. Ka shumë arsye pse një mashkull ka penis të lëshuar para ose pas aktivitetit seksual, por mos e merrni si një tregues të asaj se i dashuri juaj nuk ju dëshiron. Ereksioni nuk tregon dëshirën për seks

5. Të moshuarit luajnë shumë me lodra seksi
Gratë thonë gjatë studimit se ndryshimet hormonale e bëjnë të vështirë arritjen e orgazmës. Ndaj, thonë ato, ne përdorim vibratorë për të rritur potencën tonë seksuale.

6. Nuk ka rëndësi cila është mosha jote, ti ke fuqinë për ta fuqizuar jetën tënde seksuale
Në këtë pikë bihen dakort pothuajse të gjitha gratë e marra në pyetje. Nuk ka rëndësi thonë , nëse kemi zgjedhur një mashkull më të ri, apo shkojmë në një klub seksi për të rritur instiktet tona seksuale. Rëndësi ka të zgjojmë dëshirën dhe pasionin.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test