Fjetja në krah, më e shëndetshme - Bota Sot
Fjetja në krah, më e shëndetshme

Life style

E hënë, 23 korrik 2018

Fjetja në krah, më e shëndetshme

Më: 18 mars 2018 Në ora: 00:01
Ilustrim

Shtrembërimi i trupit gjatë fjetjes mund të shkaktojë stres dhe tendosje të shpinës, qafës, supeve, madje edhe nofullës.

Ekspertët këshillojnë që të mbani pozitë sa më të rehatshme gjatë shtrirjës veçanërisht të shpinës dhe qafës, në mënyrë që të ruhet forma trupore. Ata gjithashtu theksojnë se gjatë fjetjës në bark ju i bëni keq shëndetit tuaj dhe kjo shkakton degjenerim të shpinës. Problemi i këtij pozicioni është se lodhen muskujt dhe ligamentet rreth shpinës dhe krijon presion në nervat e duarve, gjë që sjell deri në mpierje të tyre gjatë tërë ditës.

Përveç kësaj, ky pozicion nuk rekomandohet sepse pesha trupore mund të shtyp mushkëritë duke penguar ciklin e frymëmarrjes dhe paraqet presion të panevojshëm në gjoks.

Gjatë pozitës së gjumit në shpinë, problem është se gjuha mund të bjerë poshtë dhe të bllokojë kanalet e frymëmarrjes. Ky pozicion nuk preferohet për ata persona që vuajnë nga apnea e gjumit. Gjithashtu, ata që flejnë në shpinë janë më të prirur që të gërhasin.

Personat me sëmundje të zemrës, sëmundje të frymëmarrjes, glaukoma ose disa sëmundje të stomakut, mund të përfitojnë nga ky pozicion nëse shtrihen në shpinë duke vendosur jastëk nën të.

Sipas ekspertëve, fjetja anash konsiderohet si pozita më e mirë e gjumit pasi ajo i përshtatet lakimit natyral të boshtit kurrizor.

Për mbështetjen e kokës rekomandohen jastëk të mesëm dhe të dendur, ndërsa që të përmirësoni pozicionin mund të vendosni jastëk edhe mes gjunjëve.

Neqoftëse personat kanë shtypje të lartë të gjakut, preferohet nga mjekët që ata të flejnë në anën e majtë, ndërsa personat që vuajnë nga gurët në veshka duhet të flejnë në anën e djathtë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test