Tre gjërat që një lider gjithnjë i thotë

Life style

Tre gjërat që një lider gjithnjë i thotë

Më: 22 mars 2018 Në ora: 22:14
Ilustrim

Zakonisht njerëzit bëjnë një përzierje padashje, ose nga naiviteti, duke krijuar një sinonim mes një lideri dhe një menaxheri, gjë të cilat dallojnë qysh në fundament.

Të qënit lider nuk ka të bëjë me dhënien e urdhërave nga “kulla e fildishtë”, duke u mbyllur dhe qëndruar prapa gjithë grupit tuaj, përkundrazi. Lideri udhëheq, nuk urdhëron.

Një lider gjithnjë mbahet mend për fjalët e tij bindëse, të ëmbëla, tërheqëse për publikun. Por cilat janë fjalët kryesore, që ata që konsiderohen liderë, zakonisht i thojnë:

“Ky ishte gabim i imi”, liderët gjithnjë vendosin egon e tyre anash, pasi duke marrur pjesë në gabim dhe duke pranuar gabimin, rrit besimin e të tjerëve, që nënkupton tërheqje të miqve të besueshëm, gjë që është gjëja më e vlefshme për një lider. Njerëzit jo të përsosur që bëjnë përpjekje për zgjidhje të vështira na tërheqin më tepër, se të përsosurit pa vështirësi, thotë Paul Zak në veprën e tij “Trust Factor – The Science of Creating High Performance Companies”;
“S’do mund ta bëja këtë pa ty”, kjo do ishte një formë më shpirtërore dhe njerëzore e një falënderimi të ftohtë dhe standardizues;
“A mund të më ofroni ndonjë këshillë, rreth kësaj”, një studim nga Harvard Business School dhe Wharton School, ka nxjerrë në përfundim se njerëzit që kërkojnë këshilla për detaje, janë më kompetentë, se ata që përpiqen të bëjnë gjithçka në vetmi. Brenda këtij studimi, Alisson Wood Brooks thotë se “njerëzit zakonisht hezitojnë të kërkojnë këshilla, pasi frigohen nga jo-kompetenca e tyre, për t’u përgjigju. Pra, njerëzit i shohin ata që u kërkojnë këshilla, më kompetentë sesa vetja e tyre, gjë që është gabim, që lideri nuk e bën”.

Pastaj, këtu kemi 3 gjërat që lideri nuk i thotë asnjëherë:

“Ky nuk është problemi im”, tendenca për t’u larguar nga ekipi kur ekipi ka nevojë për ndihmën tuaj, tregon se ju nuk jeni lider dhe poashtu ulë besimin e të tjerëve përreth teje, në ty;
Kjo është detyra ime”, frazë të cilën liderët nuk e bëjnë, por e bëjnë menaxherët, kjo sepse liderët nuk kanë tendencë të krijojnë frikën e autoritetin mbi vartësit e tij dhe është kjo frazë që krijon një bllok ndarës të formës hierarkike;
Është e pamundur, kjo është mënyra më e mirë nësë dëshironi të shkatërroni kreativitetin dhe ëndërrat e njerëzve që ju rrethojnë, sidomos kur ata shikojnë tek lideri shpresa për zgjidhje problemesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat