Truqe bukurie që do t’iu bëjnë të shkëlqeni

Life style

Truqe bukurie që do t’iu bëjnë të shkëlqeni

Më: 13 prill 2018 Në ora: 16:45
Ilustrim

Ndërsa ne plakemi, përjetojmë disa ndryshime në gjendjen e lëkurës sonë, siç janë shenjat e moshës, rrudhat, lëkurë më pak elastike e të tjera.

Disa nga këto ndryshime shkaktohen nga procesi natyral i plakjes dhe ne nuk mund të bëjmë shumë për këtë.

Sidoqoftë, mund të ndikojmë në llojin tjetër të plakjes (plakjes së jashtme), e cila shkaktohet nga disa faktorë të mjedisit të jashtëm dhe stili i jetesës. Më poshtë janë disa truqe bukurie për ta bërë lëkurën tuaj të duket më mirë se kurrë.

Maska me karrotë dhe vezë

Receta:

Merrni një karrotë të vogël dhe grijeni. Rrihni një vezë, shtoni një lugë çaji të karrotës së grirë paraprakisht dhe përzieni mirë.

Më pas, masazhojeni fytyrën me gishta. Vendoseni maskën në fytyrë dhe zonën e qafës, të pastruar paraprakisht.

Lëreni maskën të qëndrojë për 30 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Vendosni krem hidratues ose vaj bajamesh.

Këtë maskë me karrotë dhe vezë aplikojeni çdo ditë për 10 ditë. Më pas, duhet të pushoni një javë dhe të vazhdoni ta aplikoni këtë maskë 2-3 herë në javë.

Pas një muaji, shenjat e plakjes do të zhduken dhe fytyra juaj do të duket më e re dhe me me pamje më të freskët.

Maska me majdanoz

Receta:

Merrni një lugë çaji të gjetheve të grira të majdanozit dhe përzieni me një lugë çaji lëng limoni dhe një lugë çaji tërshërë.

Aplikojeni maskën duke e masazhuar fytyrën butësisht dhe lëreni të qëndrojë për 20 minuta. Më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

Këtë maskë aplikojeni çdo dy ditë nëse lëkura juaj është e yndryshme ose normale. Nëse lëkurën e keni të thatë, atëherë aplikojeni maskën dy herë në javë.

Kjo maskë ka efekte të “liftingut” në fytyrë, hidraton lëkurën dhe zbardh atë.

Maska me banane

Receta:

Merrni një banana dhe shtypeni atë.

Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni 20 -30 minuta. Më pas, pastrojeni fytyrën me ujë të ftohtë.

Këtë maskë preferohet ta aplikoni disa herë brenda javës.

Kjo maskë e bën lëkurën të duket më e rë, më e shëndetshme dhe largon shenjat e plakjes.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës është e shkëlqyer për të larguar shenjat e plakjes, pasi përmban acide hidroksi alfa.

Aplikoni pak uthull molle në vendet kritike dhe lëreni të qëndrojë kështu brenda natës.

Vaj kastori

Vaji i kastorit ka veti mahnitëse shëruese. Masazhojini vendet ku keni probleme me disa pika vaj kastori.

Ju mund ta bëni këtë çdo ditë. Pas një muaji të aplikimit të vajit të kastorit, lëkura juaj do të ndryshojë.

Vitaminë C

Kur lëkura jonë plaket, fillon të ketë mungesë të vitaminës C, e cila është shumë e rëndësishme për ruajtjen e elasticitetit dhe shëndetit të lëkurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat