Traumat e fëmijërisë shkaktojnë plagë të përhershme në jetët tona

Life style

Traumat e fëmijërisë shkaktojnë plagë të përhershme në jetët tona

Më: 27 prill 2018 Në ora: 12:54
Ilustrim

Abuzimi gjatë fëmijërisë mund të krijojë plagë të cilat zgjasin thuajse tërë jetën, e dëmtojnë perceptimin tonë rreth botës dhe e caktojnë trurin tonë të vetë-shkatërrohet gjatë viteve tona të 50’ta, thonë ekspertët.

Ndonëse lidhjet që i formojmë në moshë të hershme na ndihmojnë të zhvillohemi, nëse ato lidhje janë destruktive, ato ndikojnë negativisht për tërë jetën tonë.

Hulumtimet tregojnë se traumat e fëmijërisë, duke filluar nga abuzimet seksuale, ndarja e prindërve e deri te alkoolizmi në shtëpi, faktikisht i rrisin rreziqet tona për sëmundje të zemrës, sulm të trurit, depresion dhe diabet.

Në fakt, gjithashtu trumat e tilla e rrisin e rrezikun për të pirë duhan, për të pasur shumë partnerë seksualë dhe për të pasur jetëgjatësi më të shkurtë.

Studimi ka zbuluar se fëmijët e tramatuziuar vdesin pothuajse 20 vjet më herët sesa ata të cilët nuk kanë pasur fare trauma.

Ndër tjerash, fëmijët të cilët vuajnë nga traumat e ndryshme rriten për të mos iu besuar tjerëve si rezultat e tradhtive që i kanë pësuar gjatë fëmijërisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat