Policët i përgjigjen alarmit, ftohen në lojëra erotike

Life style

Policët i përgjigjen alarmit, ftohen në lojëra erotike

Më: 27 prill 2018 Në ora: 22:15
Foto ilustrim

Një burrë, pasi sheh nga dritarja e apartamentit fqinjën e lidhur me litarë, telefonon policinë i shqetësuar për sigurinë e saj.

Policia e qytetit gjerman, Neustadt, shkon menjëherë në vendngjarje dhe zbulon se çifti banues ishte duke marrë kurse nga një mjeshtër japonez për “Shibari”, një metodë që përfshin marrëdhënie seksuale duke lidhur partnerin/en me litarë.

Policët thanë se si mjeshtri, ashtu dhe çifti, jo vetëm që nuk ishin në rrezik por ishin në humor aq të mirë sa i ftuan oficerët t’u bashkohen trajnimit, gjë që policët e refuzuan me mirësjellje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat