Vuani nga pagjumësia? Këto janë disa nga ushqimet që do t’ju ndihmojnë të flini

Life style

Vuani nga pagjumësia? Këto janë disa nga ushqimet që do t’ju ndihmojnë të flini

Më: 12 maj 2018 Në ora: 06:29
Ilustrim

Ndodh shpesh që në faza të ndryshme të jetës të kemi probleme me gjumin dhe të provojmë forma nga me të ndryshme për ta kaluar këtë problem. Por studiues të ndryshëm kanë sugjeruar që të provoni disa ushqime para se të shtriheni për të fjetur dhe garantojnë se me anë të tyre do ta zhdukni problemin e pagjumësisë.

Sipas tyre, ushqimet që konsumohen para se të flini kanë një rol të rëndësishëm dhe ju ndihmojnë që të flini më shpejt. Më poshtë do të shikoni shtatë nga ushqimet që sugjerohen të konsumoni para gjumit:

1-Çajrat bimorë pa kafeinë, si ai i kamomilit, ju ndihmojnë të flini gjumë më shpejt.

2- Qumështi përmban triptofan, megjithatë ka ende debate nëse ju ndihmon apo jo vërtetë të flini.

3- Patatet e ëmbla përmbajnë potasium dhe karbohidrate komplekse që ju ndihmojnë të flini.

4- Nëse hani karbohidrate që treten lehtë para se të flini, mund t’ju ndihmojë t’ju zërë gjumi më shpej.

5- Bananet përmbajnë magnezium dhe potasiumin, që ndihmojnë në relaksimin e muskujve.

6- Nëse konsumoni oriz jasemini katër orë para se të shtriheni mund t’ju zërë gjumi shumë shpejt.

7- Qershitë përmbajnë melatoninë, që ndihmon në kontrollimin e cikleve gjumë-zgjim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat