Këto janë shenja që ajo po luan me ju

Life style

Këto janë shenja që ajo po luan me ju

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

 

Para se plotësisht të lidheni me femrën e re, kushtoni kujdes sjelljes së saj në mënyrë që të mos ju lëndojë.

Këto janë shenjat që ajo po luan me ju dhe po ju mban juve si rezervë derisa të gjejë dikë më të mirë.

Femrat dhe meshkujt e shikojnë marrëdhënien ndryshe nga njëri-tjetri. Shpesh, kur një çift ndahet, mashkulli thotë se kjo ndodhi për asgjë. Në anën tjetër, femrat janë më analizuese, sidomos kur është fjala për vendime të mëdha të tilla si përfundimi i marrëdhënies.

Ato ngurrojnë të flasin menjëherë duke heshtur në vete dhe duke kërkuar këshilla nga femrat e tjera, dhe ngadalë duke u distancuar nga partneri. Nëse jeni në një marrëdhënie, këto shenja më poshtë tregojnë se ajo nuk është më e interesuar në ju:

Nëse ajo të shmanget

A jeni në një marrëdhënie ku gjithçka ishte duke shkuar super, por më pas, nga asgjëja, ju keni përshtypjen se ajo po ju shmanget. Kjo padyshim që është ndjenja më e keqe në botë. Nuk ka më keq se të dëshirosh ta shohësh një person dhe tjetri të mos e dëshirojë këtë dhe të gjejë arsye. Nëse ndjeni se një vajzë është duke ju shmangur, atëherë shanset janë se ajo nuk është më e interesuar në ju. Femrat janë më dashamirëse, të cilat nuk dëshirojnë ta lëndojnë dikë. Duke ju shmangur, ajo po ju tregon se nuk po i pëlqeni më.

Ajo po t’i kthen mesazhet me vonesë pa arsye

Të gjithë e dimë se femrave u pëlqen të shkruajnë mesazhe, ato madje mund të shkruajnë gjatë gjithë ditës dhe natës. Kështu që, nëse një vajzë e cila më herët ishte ekstremisht e shpejtë në kthimin e mesazheve fillon të ju përgjigjet ngadalë dhe me përgjigje të shkurtra, atëherë ky është një karton i kuq. Përgjigjet e ftohta, të paqarta dhe të painteresuara nënkuptojnë se ajo nuk po të dëshiron më.

Ajo ka filluar të del më shpesh në mbrëmje – pa juve

Kjo me të vërtetë se është një shenjë se ajo nuk është e interesuar më në ju. Në një pikë, në shumicën e marrëdhënieve, ndodhë që çiftet të mos dalin më aq shpesh. Mbrëmjet gjatë vikendit janë idealet për të dalë për një akullore apo film. Kur një vajzë fillon të ketë ‘mbrëmje vajzash’ pothuajse çdo vikend pa ju, na vjen keq por ajo nuk është më e interesuar në ju.

Ajo po poston më shumë ‘selfie’

Rrjetet sociale i kanë bërë marrëdhëniet edhe më të vështira. Shumica e njerëzve të gjeneratës sonë përjetojnë një lloj marrëdhënie ‘dramë’ për shkak të Facebookut dhe Instagramit. Një nga grindjet më të zakonshme në marrëdhënie ndodhin për shkak të selfieve. Femrat pëlqejnë të bëjnë fotografi dhe t’i postojnë ato më shpesh në rrjetet sociale se sa meshkujt, kjo shpesh për të tërhequr ‘vëmendje’ – të paktën kështu thonë meshkujt. Epo meshkuj, keni të drejtë, pasi që femrat bëjnë më shpesh foto vetë për të tërhequr vëmendje, që është arsyeja pse e dashura juaj nuk poston fotografi më me ju dhe fokusohet që fotografitë të jenë vetëm me të. Shanset janë se ajo po kërkon vëmendjen e një mashkulli tjetër!

Asaj nuk po i pëlqen që ta prekni aq shumë

Prekja është një lloj lidhje në mes të mashkullit dhe femrës. Edhe nëse është vetëm një prekje dore, prekja është jashtëzakonisht sensuale. Kur një vajzë të dashuron, qoftë nëse është takimi i parë apo i tretë, ajo gjithsesi se do të dëshirojë shumë ta prekni. Nëse vëreni se ajo nuk po ndjehet si më parë kur po e prekni dhe po thotë se nuk po dëshiron që ta prekni, atëherë ky është një problem i madh në marrëdhënien tuaj dhe ju jeni gati për ta humbur atë.

Ajo po e përdorë celularin edhe kur është me ju

Le të jemi të qartë këtu, vajzat do ta përdorin celularin edhe nëse janë me ju, kjo ndodhë. Por, kur kjo vazhdon të bëhet një problem kjo do të thotë se nuk është një shenjë e mirë.

Ajo flet shumë për një tjetër mashkull, për të cilin thotë se e ka vetëm mik

Një vajzë e cila po dëshiron të ju tregojë se nuk është më e interesuar në ju fillon të flasë për një tjetër mashkull, dhe jo vetëm para jush, por edhe me ju. Shumicën e kohës meshkujt për të cilët ajo flet janë vetëm miq, por ajo po ju tregon se nuk jeni i vetmi mashkull në mendjen e saj. Nëse një vajzë është me të vërtetë e dhënë pas juve, ajo do të tregohet e kujdesshme me atë çfarë thotë dhe si e thotë atë. Sidoqoftë, sapo ajo ta kuptojë se nuk po i pëlqeni më, ajo do të fillojë t’ua thotë këtë duke ju folur për meshkuj të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat