Femrat mund të arrijnë “super orgazëm” më shumë se 100 herë gjatë një seksi, mirëpo është e nevojshme t’i bëjnë vetëm tri gjëra të thjeshta - Bota Sot
Femrat mund të arrijnë “super orgazëm” më shumë se 100 herë gjatë një seksi, mirëpo është e nevojshme t’i bëjnë vetëm tri gjëra të thjeshta

Life style

E hënë, 24 shtator 2018

Femrat mund të arrijnë “super orgazëm” më shumë se 100 herë gjatë një seksi, mirëpo është e nevojshme t’i bëjnë vetëm tri gjëra të thjeshta

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 19:06
Ilustrim

Si është kjo e mundshme dhe përse aq pak femra mund ta përjetojnë?

Derisa disa femra mundohen të përjetojnë një orgazëm, të tjerat arrijnë t’i kenë edhe nga njëqind herë gjatë vetëm një marrëdhënieje.

Shkencëtarët konstatojnë që ekzistojnë tri mënyra që femrat të arrijnë “super orgazëm”. Por, si është kjo e mundshme dhe përse aq pak femra mund ta përjetojnë?

Çfarë është super orgazma?

Disa femra mund të arrijnë “super orgazëm”, gjë që do të thotë që mund të përjetojnë kulmin njëqind herë radhazi.

Shkencëtarët konstatojnë që femrat të cilat arrijnë të përjetojnë orgazma të shumëfishta lirojnë nivel të lartë oksitocine.

Ky hormon, shpesh i njohur edhe si “hormon dashurie”, u ndihmon femrave që të lidhen me partnerin e tyre seksualë.

Si mund të kenë disa femra më shumë se njëqind orgazma gjatë një marrëdhënieje?

Ekspertët besojnë që orgazma është e mundshme me kombinimin e relaksimit, jogës dhe lidhjes.

Femrat me aftësitë “super orgazmike” kanë qarkullim të lartë të gjakut në gjenitalet e tyre në krahasim me “femrat e zakonshme”.

Filmi dokumentar i “Channel 4 The Super Orgasm” ka zbuluar që ekziston dallimi biologjik midis femrave të cilat përjetojnë super orgazma dhe atyre të cilat nuk i përjetojnë.

Femrat të cilat nuk mund të përjetojnë “super orgazma” zakonisht kanë nivel të ulët të tallazeve alfa, të cilat shtohen derisa zhvillohet kulmimi.

Mirëpo, femrat “super orgazmike” kanë tallaze të larta alfa gjatë masturbimit, që do të thotë se janë të relaksuara gjatë gjithë përvojës.

Sipas hulumtuesve, pjesa vendimtare e arritjes së super orgazmave mund te jetë “shkyçja e trurit, angazhim më i vogël dhe relaksimi”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test