Hamburgerat më të shtrenjtë në botë

Life style

Hamburgerat më të shtrenjtë në botë

Më: 6 tetor 2012 Në ora: 20:15

Nga një recetë shumë e thjeshtë që konsistonte në një copë mishi të rrumbullakët të vënë mes dy fetave bukë, hamburgerat kanë “evoluar” shumë me kalimin e viteve duke shtuar përbërësit dhe duke arritur çmime marramendëse për një ushqim fast-food-i.

Më poshtë do iu prezantojmë me disa nga hamburgerat më të shtrenjtë në botë. Cmimet fillojnë nga 100 deri në 5000 dollarë.

Më i shtrenjti i listës është FleurBurger 5000, që përgatitet në Las Vegas. Përmban një produkt të prodhuar nga mëlçia e rosës dhe një salcë speciale të përgatitur nga zhardhoku i kërpudhave. Shërbehet me një briosh kërpudhash dhe me një shishe Chateau Petrus 1990, ndërsa gotat ku hidhet vera janë Ichendorf Brunello.

Kobe Beef është hamburgeri 777 dollarësh me biftek viçi, proshutë dhe uthull 100-vjeçare. Shërbehet me një shishe shampanje Rose Dom Perignon.

Hamburgeri “666” përgatitet në Nju Jork dhe nga emri kuptohet që çmimi është 666 dollarë. Bifteku i viçit është i mbështjellë me djathë “gruyere” nga Zvicra. Nga ana e tij djathi është i shkrirë me shampanjë, kërpudha dhe havjar.

“Absolutely Ridiculous Burger” përgatitet në Michigan me një çmim prej 499 dollarësh. Mban rekordin Guiness si hamburgeri më i madh në botë me 84.2 kilogramë.

“Serendipity Burger” përgatitet në restorantet Serendipity në Nju Jork. Cmimi: 295 dollarë. E veçanta e tij është se vjen me një kruajtëse dhëmbësh floriri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat