Është e qartë kush është drejtuesi i kësaj tufe ujqish

Life style

Është e qartë kush është drejtuesi i kësaj tufe ujqish

Më: 28 janar 2013 Në ora: 15:16

Kur sheh këto foto, e kupton qartë se kush është lideri në këtë tufë ujqish në Gjermani.

Werner Freund, 79 vjeç, është në krye të tufës prej 29 ujqish.

Për 40 vite me radhë, gjermani, që ka qenë ish- paraushtarak, jeton mes ujqve.

Ai ka ujq nga gjashtë raca të ndryshme, evropiane, siberiane, kanadeze, arktike dhe mongoliane.

Ai kujdeset që të mbajë gjithmonë pozitën e liderit të tufës.

Kur duhet të ushqehen, ai gjithmonë ushqehet i pari dhe më pas i lejon ujqit e tjerë që të afrohen.

Këta të fundit nuk e sulmojnë, madje i lëpijnë fytyrën dhe luajnë me të.

Që prej vitit 1972, ai ka një territor ku rrit këto kafshë, me një hapësirë prej 10 hektarësh.







Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat