Vdes burri, përdhunohet nga 6 gratë e tij

Life style

Vdes burri, përdhunohet nga 6 gratë e tij

Më: 10 qershor 2013 Në ora: 22:25

Një biznesmen ka gjetur vdekjen pasi është përdhunuar nga të gjashta gratë e tij. Ngjarja ka ndodhur në një qytezë të Nigerisë, ku biznesmeni Uroko Onoja, i martuar me 6 gra dhe jetonte në Ogbadibo. Pasi u kthye një pasdite nga puna në banesë në orën 3 të drekës, ai kërkoi të shtrihet në dhomën ku jetonte gruaja më e re në moshë.

Por duket se gratë e tjera në shtëpi ishin xheloze që ai preferonte të renë ndaj sipas “Nigeria’s Daily Post”, ato kishin planifikuar një plan. ‘Të pesta hynë në dhomën e nuses më të re dhe të armatosura me thika e litarë i kërkuan atij të bënte seks me secilën prej tyre, të paktën 1 herë’, shkruan “Nigeria’s Daily Post”.

Beteja e seksit nisi fillimisht me gruan më të re në moshë. Por Onoja nuk mundi të marrë më frymë kur gruaja e tij e pestë iu drejtua shtratit të tij.

“Pushoi së marri frymë dhe unë renda drejt tij, por ato të pesta nisën të qeshin. Kur e panë që çështja u bë serioze, vrapuan në drejtim të pyllit dhe nuk i pashë më”, tregon më e reja e grave.

Okpe Odoh, kryeplaku i fshatit tha se e raportoi incidentin në polici. Sipas tij, policia hodhi dyshimet e para tek gratë e biznesmenit, të cilat u larguan në drejtim të pyllit, menjëherë sapo Onoja vdiq.

Policia prej ditës së martë kur ndodhi ngjarja është në kërkim të grave përdhunuese.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat