Januzaj vishet kuqezi!

Life style

Januzaj vishet kuqezi!

Më: 7 tetor 2013 Në ora: 14:54

Mesfushori shqiptar ka zgjedhur ngjyrat aq shumë të kërkuara nga tifozët shqiptarë, por jo në një fushë futbolli dhe jo për kombëtaren, por gjatë një shëtitje nëpër rrugët e Mancehsterit.

Gjatë një dalje të tij nëpër qytet, Januzaj ka zgjedhur pantallona të zeza dhe një xhemper po ashtu të zi të hedhur krahëve, të cilat ka i ka kombinuar me këpuca të kuqe dhe një kapelë po ashtu të kuqe. Lojtari fotografinë e ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, mbase sa për të provokuar fansat shqiptarë.

Januzaj është futbollisti më i përfolur në Angli këtë javë, pasi në lojën e tij të parë të plotë për kampionin Manchester United ndihmoi skuadrën të fitojë, duke shënuar të dy golat e fitores.

Nëse do të mbartë ngjyrat kuqezi edhe për ndeshjet ndërkombëtare, ende nuk ka ndonjë konfirmim ose mohim nga ana e lojtarit.

Pavarësisht zgjedhjes së tij, 18-vjeçari tashmë është një figurë që prezanton talentin shqiptar në këtë sport dhe me të cilin krenohet të gjithë shqiptarët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat