Ministri Shaqiri paralajmëron riorganizim dhe zvogëlim të administratës publike

Maqedonia

Ministri Shaqiri paralajmëron riorganizim dhe zvogëlim të administratës publike

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 22:30
Jeton Shaqiri

 Filloi shpërndarja e administratorëve të punësuar sipas Marrëveshjes së Ohrit, që qëndrojnë në shtëpi dhe marrin rroga, informoi ministri për shoqëri informative, Jeton Shaqiri. Sipas tij, procesi i njohjes së fakulteteve të tyre është në fazën fillestare, duke shtuar se gjatë sistematizimit të tyre do të merret parasysh edhe përgatitja e tyre profesionale.

Para dy javëve ministria kompetente publikoi se nëse ndonjë prej administratorëve, dy herë refuzon ofertë për punë në ndonjë institucion, do t’i ndërpritet marrëdhënia e punës.

Por në lidhje me këtë, kryeparlamentari, Talat Xhaferi, në emisionin Klik Plus deklaroi se “administratorët shtëpiak” nuk mund të dëbohen nga puna.

Ndryshe nga Ministria për shoqëri informative dhe administratë theksuan se me riorganizimin dhe me uljen e numrit të të punësuarve do të kemi administratë më profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat