“Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” me kërkesa për Qeverinë e Maqedonisë

Maqedonia

“Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” me kërkesa për Qeverinë e Maqedonisë

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” ka parashtruar në Qeveri një sërë kërkesash për përmirësimin e infrastrukturës në Kodrën e Diellit.

Ndër kërkesat është marrja e kompetencave të ELEM Turs, miratimi i planit të detajuar urbanistik dhe krijimi i menjëhershëm i vendeve për parkim në këtë pikë turistike.

Sipas Nismës vonesat e deritanishme për investime në Kodrën e Diellit, kanë të bëjnë pikërisht me ELEM-in, e cila është në një minus prej 75 milion denarëve, të shkaktuara, nga pikat e tjera turistike me të cilat menaxhon, por që nuk janë fitimprurëse.

Nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” thekson se nëse autoritetet edhe këtë here nuk reagojnë ndaj kërkesave, do të protestohet me bllokim rrugësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat