MPB-ja dhe OSBE-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi për keqpërdorimin e armëve

Maqedonia

MPB-ja dhe OSBE-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi për keqpërdorimin e armëve

Më: 10 mars 2021 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme dhe OSBE-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi për uljen e rrezikut nga keqpërdorimi i armëve të vogla e të lehta.

Ky memorandum mes MPB dhe OSBE pason pas projektit tre vjeçar të financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministri e Punëve të jashtme të Gjermanisë, i cili i ndihmoi Ministrisë së Brendshme që ta mbindërtojë infrastrukturën e sigurisë në 15 vendkalime kufitare në të gjithë vendin.

Shefi i Misionit të OSBE-së në vendin tonë, Klemens Koja deklaroi se projekti synon të ndihmojë luftën kundër krimit të organizuar dhe shmangien e tregtisë ilegale të armëve.

Ndërsa ministri i brendshëm Oliver Spasovski deklaroi se “shpesh jemi dëshmitarë që ky lloj i aktiviteteve kriminele është katalizator i cili problemet lokale i shndërron në globale. Andaj është primare ndërtimi i përbashkët i standardeve dhe rritja e vetëdijes publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat