Maqedoni: Dje janë aplikuar 6.521 vaksina

Maqedonia

Maqedoni: Dje janë aplikuar 6.521 vaksina

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 14:27
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në Maqedoni informon se procesi i vaksinimit në të gjitha pikat në vend zhvillohet pa ndërprerë.

Nga MSH thonë se interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar rritet çdo ditë, ndërsa deri tani në platformën “vakcinacija.mk” kanë shprehur dëshirë për t’u vaksinuar 438.879 qytetarë.

“Në pikat vaksinuese në shtet përfshirë ditën e djeshme, janë vaksinuar gjithsej 243.832 qytetarë. Dozën e parë dje e kanë marrë 2.249 ndërsa gjithsej dje janë vaksinuar 6.521 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 369.661 ndërsa janë rivaksinuar 125.829 qytetarë”, thonë nga MSh.

Sipas të dhënave të fundit, 47% e popullsisë mbi 70 vjeç e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 41% e popullsisë mbi 64 vjeç po ashtu janë vaksinuar me të paktën njërën dozë.

Ministria e Shëndetësisë i fton qytetarët të aplikojnë në platformën online për vaksinim, pasi siç thonë, është mënyra më e lehtë për të arritur deri tek vaksinimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat