Oda e Mjekëve në Maqedoni: Raportoni mjekët që përhapin të pavërteta në lidhje me vaksinat

Maqedonia

Oda e Mjekëve në Maqedoni: Raportoni mjekët që përhapin të pavërteta në lidhje me vaksinat

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Vala e katërt e Covid-19 po merr vrull, duke rritur presionin mbi sistemin shëndetësor për të siguruar trajtimin e nevojshëm për numrin në rritje të pacientëve të rinj. Në rrethana të tilla, Oda e Mjekëve u bën apel pacientëve, profesionistëve të shëndetit, shoqatave profesionale dhe institucioneve kompetente që të ndërmarrin hapa urgjentë për të zvogëluar pasojat për shëndetin e njerëzve.

Nga Oda e Mjekëve thonë se çdo punonjës shëndetësor ka rol të rëndësishëm në krijimin e opinionit publik dhe përmes shpërndarjes publike të pikëpamjeve dhe opinioneve personale ndikon në ndërtimin e pikëpamjeve dhe opinioneve të njerëzve të tjerë.

“Profesionistët e shëndetit duhet të ndajnë pikëpamjet e tyre bazuar në fakte të vërtetuara shkencërisht dhe të përmbahen nga promovimi dhe ndarja e spekulimeve dhe njohurive të paverifikuara. Gjithmonë, dhe veçanërisht në kushtet e pandemisë, është e rëndësishme që profesionistët e shëndetit të udhëhiqen në aktivitetet e tyre nga Kodi i Etikës, Ligji për Kujdesin Shëndetësor dhe mjekësia e bazuar në dëshmi, duke u distancuar nga çdo lloj politike ose çdo lloj ndikim tjetër”, thonë nga Oda.

Në lidhje me qëndrimet personale të mjekëve të cilët shpërndajnë pseudoshkencë dhe të pavërteta rreth efekteve të vaksinës, nga Oda inkurajojnë që të raportohen mjekët e tillë, me qëllim që të veprohet në mënyrë formale ndaj tyre.

Oda e Mjekëve është e vendosur se vaksinimi është zgjidhja më efikase për mbrojtje nga virusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat