Nikollovski: Do të ketë ligj për prejardhjen e pasurisë

Maqedonia

Nikollovski: Do të ketë ligj për prejardhjen e pasurisë

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 12:27
Ljupço Nikollovski

Zv.kryeministri për luftë kundër korrupsionit, Ljupço Nikollovski, mbrëmë në emisionin “10 minuta” deklaroi se do të sillet një kornizë ligjore që të ketë ligj për prejardhjen e pasurisë, dhe askush të mos mund të pasurohet në shpinë të qytetarëve.

Deri tani siç shprehet ai, procedurat juridike ishin të pasuksesshme.

“Antikorrupsioni përshembull deri tani nuk ka asnjë procedurë ku është konfiskuar ndonjë pasuri e fituar në mënyrë ilegale”, thotë Nikollovski.

Zv.kryeministri për luftë kundër korrupsionit thotë se ky ligj do të vlejë për të gjithë qytetarët dhe kjo vlenë edhe për ish funksionarët, më saktë për të gjithë ata që kanë pasuri apo para në vlerë mbi 30 mijë euro dhe nuk kanë dëshmi për prejardhjen e atyre parave, ndërsa kjo do ti demotivojë qytetarët që në emër të tyre të regjistrohet pasuri e huaj, veçanërisht e funksionarëve.

“Nuk mund të ngasni veturë 50 mijë euro, të keni 5 banesa apo shtëpi vikendi dhe të mos guxojë askush asgjë t’iu bëjë. Procedurat penale nuk janë efikase, nuk ka konfiskime. Antikorrupsioni nuk ka asnjë konfiskim, DAP nuk ka arritur t’i procesuojë ato. Si gjeneratë jemi të ndryshëm dhe do të arrijmë qëllimin. Zgjidhja ligjore po përpunohet në bazë të studimit fizibiliti dhe po zbatohet në dhjetëra vende, nuk kërkojmë ingerenca ët reja por zgjidhje ligjore që askush të mos mund të pasurohet në shpinë të qytetarëve”, tha Nikollovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat