OBRM-PDUKM: Qeveria në vend që të punësojë mjek dhe të rrisë pagat, privatizoi ndihmën e shpejtë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qeveria në vend që të punësojë mjek dhe të rrisë pagat, privatizoi ndihmën e shpejtë

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Nëpërmjet një komunikatë të OBRM-PDUKM-së thuhet se qeveria në vend se të punësojë mjekë dhe të rrisë pagat e tyre, privatizon ndihmën e shpejtë për të përfituar disa persona.

“Janë absurde tezat e LSDM-së se kjo do të jetë në rajone ku nuk ka ndihmë të shpejtë. Nëse pronarit privat i paguhet të blejë automjete, të punësojë dhe të paguajë mjek, tatime dhe të ketë profit, pse shteti nuk e bën të njëjtën dhe në vend të profitit, paratë të përfundojnë në rritje e pagave”, thonë nga kjo parti.

Sipas tyre Zaev dhe Kovaçevski duhet ta bindin opinionin se për shtetin nuk ja vlen të hapet ndihma e shpejtë ku nuk ka, por ja vlen për investitor privat.

“LSDM duhet të tërheq ligjin për shkak se profiti me të cilin po bëjnë biznes nuk janë paratë e Zaevit dhe Kovaçevskit, por i buxhetit të popullit”, thuhet në fund të kumtesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat