Mickovski mbyll të gjitha dyert për bashkëpunim me BDI-në: Ata bëjnë politikë të shekullit 17

Maqedonia

Mickovski mbyll të gjitha dyert për bashkëpunim me BDI-në: Ata bëjnë politikë të shekullit 17

Më: 1 janar 2022 Në ora: 23:22
Mickovski

Ne do të punojmë që të ketë zgjedhje të parkohshme në vitin 2022. A do të ketë zgjedhje ose jo nuk mund të garantoj”, deklaroi Mickovski

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mockovski, në intervistën e tij të parë në vitin 2022, ka folur lidhur me pritshmëritë e tij gjatë vitit 2022. I pyetur nëse gjatë vitit 2022 do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickovski tha se nuk mund të garantojë një gjë të tillë.

Ne do të punojmë që të ketë zgjedhje të parkohshme në vitin 2022. A do të ketë zgjedhje ose jo nuk mund të garantoj”, deklaroi Mickovski, transmeton Lideri.mk.

Ai megjithatë shtoi se vullneti i popullit në zgjedhjet lokale ka qenë kundër qeverisë aktuale.

Në të njejten intervistë, Mickovski mbylli gati çdo mundësi për koalicionim me BDI-në.

BDI është një parti e cila krijon përçarje në vend. Në një anë ofron agjendë të gjelbër, në anën tjetër thotë se në Kërçovë nuk mund të zgjedhet kryetar maqedonas. Kjo nuk është politikë e shekullit 21, por është politikë e shekullit 17. E kuptoj Ali Ahmetin pse e bën një politikē të tillë”, tha Mickovski, duke u përgjigjur në pyetjen se a do të bëjë VMRO-DPMNE koalicion me BDI-në, nëse VMRO fiton te maqedonasit, kurse BDI te shqiptarët.

Mickovski theksoi se partia e tij partnerë te shqiptarët ka opozitën me të cilën bashkëpunon në disa komuna dhe shprehi optimizëm se bashkë me opozitën shqiptare do të kenë shumicën për të formuar qeverinë.

I pyetur për kontestin me Bullgarinë, Mickovski tha se deri sa është në fuqi rezoluta e parlamentit bullgar, Marrëveshje me Bullgarinë nuk mund të ketë. Sipas Mickovskit marrëveshje mund të ndodhë nese shfuqizohet rezoluta e parlamentit bullgar për kontestin me Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat