Sërish anulohet gjykimi për “Parcelat në Vodno”, Kaçmevi ende pozitiv me COVID-19

Maqedonia

Sërish anulohet gjykimi për “Parcelat në Vodno”, Kaçmevi ende pozitiv me COVID-19

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Jordan Kamçevi, i akuzuar në rastin “Parcelat në Vodno” për herë të dytë që nga fillimi i gjykimit për këtë proces gjyqësor është pozitiv ndaj Kovid-19. Për këtë arsye është shtyrë edhe seanca e sotme ku ishte paraparë dëgjimi i dëshmitarëve.

Seanca e fundit kur i akuzuari Kamçev mungonte për shkak të izolimit nga Kovid-19, ishte më 28 janar.

Rastin për këtë lëndë e udhëheq gjyqtari Ilija Tërpkivi ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Lile Stefanovova,

Sipas aktakuzës për këtë rast, Nikolla Gruevski është i akuzuar për veprat “larje parash dhe për përfitim të paligjshëm dhe fshehje të pronës”, ndërsa kumbari i tij Risto Novaçevski, afaristët Nenad Josifoviq, Jordan kamçev dhe Ratka Kunovska Kamçeva ngarkohen për “larje parash”ndërsa ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkovi akuzohet për “ndihmë gjatë veprës penale larje parash dhe të ardhurave të tjera nga vepra ndëshkuese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat