Pendarovski: Barazia gjinore parakusht për shoqëri të lirë dhe demokratike

Maqedonia

Pendarovski: Barazia gjinore parakusht për shoqëri të lirë dhe demokratike

Më: 8 mars 2022 Në ora: 14:04
Stevo Pendarovski

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Grave, presidenti Stevo Pendarovski porositi se barazia gjinore është parakusht për shoqëri të lirë, të zhvilluar, demokratike, të drejtë dhe të hapur.

“Sot kur e shënojmë luftën e grave për barazi ekonomike, politike dhe sociale, si dhe arritjet në shumë sfera, si dhe arritjet në shumë sfera, të kujtohemi se lufta për të drejtat e grave është e përditshme dhe ende është luftë për barazi dhe jetë dinjitoze”, thuhet në urimin e presidentit Pendarovski.

Ai theksoi se krahas vetëdijes së rritur për të drejtat e grave, zgjidhjet dhe programet e miratuara ligjore, në rrugën drejtë unitetit na mbeten shumë sfida sa i përket zbatimit dinjitoz të politikave, si dhe në kuptim të arsimit dhe ndryshimit të stereotipeve dhe normave gjinore.

Shefi i shtetit dhe komandanti suprem i forcave të armatosura në urim thekson se konfliktet dhe operacionet paqësore na tregojnë se gratë munden njëjtë të jenë në radhët e para, me vendosmëri të luftojnë për drejtësi, të kontribuojnë në zgjidhjen e konflikteve, ndërsa shpesh herë pikërisht gratë janë viktimë e krimeve të luftës.

“Jo vetëm sot, çdo ditë është e nevojshme që të respektojmë guximin e grave në[ konfliktet e luftës dhe rolin e tyre në pajimin”, tha presidenti Pendarovski.

Në urimin me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, presidenti foli edhe për pandeminë, e cila, siç tha, na përballim me pabarazi të rritur në shumë sfera.

Kemi përgjegjësi të përbashkët, tha Pendarovski, të bëjmë vlerësim se si i marrim vendimet dhe politikat publike të cilat i krijojmë ndikojnë te gratë.

Ai potencoi se barazia gjinore është parakusht për shoqëri të lirë, të zhvilluar, demokratike, të drejtë dhe të hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat