Gjuha shqipe në njësitin “Tigrat”, flet zv ministri Nazim Bushi

Maqedonia

Gjuha shqipe në njësitin “Tigrat”, flet zv ministri Nazim Bushi

Më: 24 mars 2022 Në ora: 14:10
Nazim Bushi

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi ka komentuar sot ndryshimet e Dekretit me të cilin parashihet që uniformat policore të jenë edhe në gjuhën shqipe.

Sipas tij zbatimi i shqipes në uniformat policore do të jetë në përputhje me Dekretin që buron nga Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe me Marrëveshjen e Ohrit.

“Qeveria solli njëzëri ndryshimet e Dekretit në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, mirëpo zbatimi do të jetë komfor Ligjit dhe Marrëveshjen së Ohrit. Kështu që do të shohim”, tha Bushi.

Megjithatë një gjë të tillë e kundërshtoi Ministri Spasovski ku nënvizoi se  “Bëhet fjalë në nivel lokal, për emblemat e uniformave në nivel lokal në qytetet ku gjuhë zyrtare është gjuha shqipe. Ndërkaq, në shërbimet qendrore, të shtrira në tërë shtetin, nuk do të ketë asnjë ndryshim në pjesën e uniformave, njëjtë do të ndodh edhe në Njësitin e Tigrave”.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi u shpreh optimist se do të ketë shqiptar në njësitin e “Tigrave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat