Një strugan e ka uzurpuar tokën shtetërore dhe me vite ilegalisht u merr para qytetarëve për parking

Maqedonia

Një strugan e ka uzurpuar tokën shtetërore dhe me vite ilegalisht u merr para qytetarëve për parking

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Një person fizik në mënyrë ilegale u merr para qytetarëve për parking në tokë shtetërore në qendër të Strugës. Në hapësirën e uzurpuar e cila gjendet përballë hotel “Drin” është vendosur një mbishkrim për parking me orar prej 24 orëve, kështu që qytetarët paguajnë nga 100 denarë për parking pa llogari fiskale dhe me atë në mënyrë të paligjshme personi realizon përfitim financiar, shkruan SDK.

Nga Inspektorati i Tregut të Strugës konfirmuan se në qendrën e Strugës është bërë uzurpimi i tokës shtetërore nga ana e personit fizik, ndërkaq është bërë edhe mbikëqyrje inspektuese pas së cilës personit i është shqiptuar kallëzim kundërvajtës për ndalim të veprimtarisë.

“Kemi masë sipas Ligjit për ndalim dhe parandalim të veprimtarisë të paregjistruar të personit fizik dhe vendim për ndalim të kryerjes së veprimtarisë 30 ditë”, thotë Shpendim Iljazi, udhëheqës i Sektorit për Mbikëqyrje Inspektuese Strugë.

Sipas Ligjit për Ndalesë dhe Parandalim të Kryerjes së Veprimtarisë së Paregjistruar ligji që kryen veprimtari nuk është e regjistruar tek organi përkatës, i ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 150 deri në 250 euro në kundërvlerë të denarit.

Por, edhe përskaj gjobës personi edhe më tej në mënyrë të paligjshme u merr para qytetarëve. Struganët janë të acaruar pasi që dikush me vite përfiton në tokë shtetërore. Thonë se vetëm me paraqitje dhe kërkesë për llogari fiskale mund t’i vendoset fund interesave të individëve.

“Inspektorët nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë mbledhur prova, tani e kanë radhën shërbimet tjera përkatëse, inspektoratet, prokuroria dhe gjykata. Shpresoj se përfundimisht pas më shumë vitesh parkingu te “Fideko” do të kthehet te qytetarët dhe askush nuk do t’u marrë para në mënyrë të paligjshme”, thotë Vasko Jolevski i cili publikisht publikoi video për përfitim ilegal të parkingut ilegal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat