Gruevski: 'Secila familje të ketë nga 3 fëmijë'

Maqedonia

Gruevski: 'Secila familje të ketë nga 3 fëmijë'

Më: 28 shtator 2012 Në ora: 20:49

Kryeministri Nikolla Gruevski kërkoi sot nga prindërit dhe çiftet e sapomartuara të rrisin familjet e tyre me më shumë foshnje.

Gruevski këto komente i bërë gjatë ceremonisë së hedhjes së gurthemelit për ndërtimin e çerdhes në lagjen Kolonia të Komunës së Gazi Babës.

Gruevski para të pranishmëve publikoi shifra alarmante për zvogëlimin e numrit të popullsisë. Ai tha se në vitin 1950 në Maqedoni kanë lindur 50 mijë fëmijë, ndërsa në vitin 2010 numri i foshnjave është zvogëluar në 22 mijë fëmijë.

Këtë trend Gruevski e quajti recesion i kombit. Ai tha se Qeveria për këtë qëllim ka ndërmarrë një numër të madhb të masave për të inkurajuar prindërit për zgjerimin e familjes. Gruevski tha se me këtë problem ballafaqohen edhe vendet më të zhvilluara Evropiane.

“Vendet më të zhvilluara problemin tash e zgjidhin me importimin e emigrantëve nga Afrika dhe Azia, por do të pajtoheni se ajo nuk është zgjidhje e mirë dhe nuk mund të jetë zëvendësim për atë që më parë ishte normale ndërsa sot mungesë, e ajo është që një familje të ketë më së paku dy fëmijë, sipas mundësive tre fëmijë, edhe më mirë nëse janë katër fëmijë. Përderisa ne e udhëhiqnim fushatën për fëmijën e tretë kuptuam se në Maqedoni por edhe Evropë problemi është për fëmijën e dytë, ndoshta më mirë është të bëjmë fushatë për fëmijën e dytë e jo për të tretin. Ndërtimi i këtyre çerdheve dhe shumë masave tjera, janë pjesë e përpjekjeve tona t’iu ndihmojmë prindërve që më lehtën të vendosin për zgjerimin e familjeve të tyre” , tha Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat