Nis zbatimi në faza i sistemit për sigurimin elektronik

Maqedonia

Nis zbatimi në faza i sistemit për sigurimin elektronik

Më: 7 tetor 2012 Në ora: 15:45

Sistemi për sigurim elektronik do të funksionojë deri në fund të vitit deri kur në disa etapa do të vendosen katër shërbimet e para elektronike për të siguruarit, firmat dhe institucionet shëndetësore, vendosi Qeveria.
Zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev kumtoi se deri në fund të vitit 2012 do të mundet në mënyrë elektronike të regjistrohet dhe çregjistrohet sigurimi shëndetësor, me çka firmat përmes rrugës elektronike do ta njoftojnë Fondin për Sigurim Shëndetësor për ndryshimet eventuale.
“Në mënyrë elektronike do të zbatohen regjistrimet dhe çregjistrimet për mjekun e zgjedhur, që do t'u mundësojë punonjësve shëndetësor ta njoftojnë FSSH se janë zgjedhur për mjek amë të ndonjë qytetari, firmat do të mund në mënyrë elektronike të aplikojnë për dhënien e kartelave shëndetësore elektronike dhe në mënyrë elektronike do të kontrollohet statusi i sigurimit të dhënë shëndetësor, që do të mundësojë verifikim të lehtë nëse pacientët janë të siguruar, ndërsa ata do të vizitojnë mjek pa pasur të sjellin kartonë të kaltër”, ka deklaruar Gjorgjiev.
Këto katër shërbime janë pjesë e fazës së parë të projektit "Sigurim elektronik", ndërsa nga viti 2013 do të fillojë edhe faza e dytë në të cilën do të vendosen shërbime në dobi të të siguruarve, si parashtrim të kërkesave për kthimin e mjeteve për ndihmëse ortopedike...
Gjorgjiev kumtoi se në sistemin për sigurim shëndetësor elektronik do të jenë funksionalë mbi 20 shërbime të cilat në mënyrë etapore do të vendosen në gjashtë muajt e ardhshëm dhe kjo do t'u kursejë kohë dhe para të siguruarve sepse nuk do të ketë nevojë të presin para sporteleve.
Krahas kësaj, do të ketë shpërndarje të barabartë të lëndëve, sepse njësia rajonale me më pak lëndë do t'i marrë edhe lëndët e papërfunduara të tjetrës, njësi më e ngarkuar rajonale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat