Maqedoni, gjuha shqipe në Kuvend e kufizuar - Bota Sot
Maqedoni, gjuha shqipe në Kuvend e kufizuar

Maqedonia

E martë, 30 gusht 2016

Maqedoni, gjuha shqipe në Kuvend e kufizuar

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 17:25

Nënkryetarja shqiptare e Kuvendit të Maqedonisë Suzana Saliu ka konfirmuar publikisht se nuk mund të udhëheqë seancën plenare në Gjuhën shqipe. Saliu, e cila është kuadër e BDI-së qeveritare, thotë se pengesë për udhëheqjen shqip të seancave kuvendore janë dallimet që kanë me partnerin e tyre të koalicionit VMRO-DPMNE në interpretimin e amendamentit 5 të Kushtetutës që rregullon përdorimin e gjuhëve. Me këtë ajo ka konfirmuar në mënyrë indirekte vërejtjet e opozitës shqiptare se përdorimi i gjuhës shqipe në Kuvendin e Maqedonisë është i kufizuar.

Për shkak të pamundësisë që séance të udhëhiqet në gjuhën shqipe, është bllokuar séance e 42 e Kuvendit të Maqedonisë. PDSH opozitare ka bllokuar seancën plenare të Kuvendit. Në mungesë të kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski, i cili është në udhëtim zyrtar, kjo seancë duhej të udhëhiqej nga njëri prej nënkryetarëve. Mirëpo PDSH ka insistuar që seancë ta udhëheqë nënkryetarja shqiptare edhe atë në gjuhën shqipe.

Sipas ligjit aktual, gjuha shqipe në Kuvend përdoret nga deputetët dhe ministrat në seanca plenare, si dhe nga kryetarët dhe anëtarët e Komisioneve kuvendore. Mirëpo përdorimi i gjuhës shqipe mohohet gjatë udhëheqjes së seancave plenare. Nënkryetarja aktuale e Kuvendit Suzana Saliu ka thënë se në rast se tejkalohen dallimet, ajo është e gatshme të drejtojë seancën plenare.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test