Kryetarja Danela Arsovska në paraqitjen e saj sonte në emisionin “360 Gradë” të Alsat M, mbetet e mendimit se premtimi ndaj qytetarëve do të realizohet. E pyetur për transportin me autobus falas, ajo thotë:
“Ajo që nuk e dinim dhe as nuk mund ta supozonim 12 muaj më parë, është se do të përballemi me një krizë kaq të rëndë energjetike.
Kemi një humbës të cilit i është tërhequr një sasi e madhe e mjeteve që janë subvencionuar nga Qeveria e deritanishme… aktualisht po luftojmë me krizë.
Të konsolidohet Ndërmarrja Publike. Kur të kalohet kriza do të realizohet gjithçka që u është premtuar qytetarëve”, thotë Arsovska.