Ushtarët, borxhi 500 mijë euro - Bota Sot
Ushtarët, borxhi 500 mijë euro

Maqedonia

E hënë, 25 korrik 2016

Ushtarët, borxhi 500 mijë euro

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 14:23

Ministria e Mbrojtjes, Financave dhe ajo e Ekonomisë kanë “bashkuar forcat” me qëllim të pagesës së borxhit që dikasteri kompetent ua ka ushtarëve të paguar të ARM-së, për punën e bërë të tyre si roje dhe mëditjet tjera të cilat nuk ua ka paguar prej muajit mars dhe deri në muajin qershor të këtij viti, kur Ministria e Financave vendosi që ushtarët e paguar për punën e bërë si roje dhe mëditjet mos t’u paguhen me para por t’u kompensohen me ditë të lira.

Kështu për momentin ministria kompetente, për tre muaj sa nuk ka bërë pagesat, ka hyrë rreth 30 milion denarë borxh, ose diçka më pakë se 500 mijë euro.

Kjo informatë vjen vetëm pas dy javëve kur, “Zhurnal plus”, publikoi hallin e ushtarëve të paguar, të cilët deklaruan se ishin tërësisht të dëshpëruar, por dhe të pashpresë për t’i marrë këto mjete, pasi që edhe pse ata nuk ndodhen në xhirollogaritë e tyre, ministri i Financave, Zoran Stavrevski kishte deklaruar në media se ushtarët i kanë marrë mjetet.

Siç theksuan ushtarët, të pa interesuar për zgjidhjen e kësaj çështje ishin edhe Sindikata amë e tyre, për shkak se siç thonë, “udhëheqësit e Sindikatës janë të afërt me partitë në pushtet”.

Gjatë interesimit të sërishëm të gazetës në kontaktin e drejtpërdrejtë kësaj here edhe me Ministrinë e Mbrojtje, na thanë se kjo ministri tash veç më i ka kryer të gjitha procedurat që ushtarët të marrin mjetet të cilat u takojnë dhe tani, kanë mbetur për t’u kryer vetëm procedurat e Ministrisë së Financave.

“Ministria e Mbrojtjes i ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme që janë në kompetenca të saj, që ushtarët e paguar të cilët kanë punuar duke bërë roje dhe mëditje të tjera prej muajit mars dhe deri në fund të muajit qershor të mund t’i marrin të hollat.

Ndërsa, tanika mbetur që të kryhen edhe proceduarat e Ministrisë së Financave e cila duhet t’i lëshojë mjetet, por edhe prej atje na njoftuan se së shpejti ushtarët e paguar të cilët nuk i kanë marrë paratë për punën e bërë si roje dhe mëditje tjera, do ti kenë ata në xhirollogaritë e tyre”, theksojnë nga Qendra për informim e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërsa, nga Ministria e Financave thonë se për ta zgjidhur këtë çështje, ndihmë kanë kërkuar nga Ministria e Ekonomisë me të cilën tashmë kanë arritur marrëveshje dhe theksojnë se së shpejti paratë do të ndodhen në xhirollogaritë e ushtarëve.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush mendoni se i ka bërë vrasjet e pasluftës?
test