Gruevski: ‘Me statujat po ndërtojmë shtetësinë’ - Bota Sot
Gruevski: ‘Me statujat po ndërtojmë shtetësinë’

Maqedonia

E diel, 24 korrik 2016

Gruevski: ‘Me statujat po ndërtojmë shtetësinë’

Më: 24 tetor 2012 Në ora: 10:58

Ministria e Jashtme përuroi sot objektin e saj të ri në qendër të kryeqytetit. Shiritin e kuq e prenë krerët më të lartë shtetëror, ndërkohë që në ceremoninë solemne të pranishëm ishin funksionarë shtetërorë, deputetë, përfaqësues diplomatikë, ministrat e VMRO DPMNE-së por jo edhe të BDI-së. Kryeministri Gruevski, në fjalimin e tij përurues theksoi përfitimet dhe aspektet pozitive nga ndërtimi i monumenteve dhe objekteve në kuadër të projektit ‘Shkupi 2014’. Siç u shpreh ai , qeveria e tij me këto ndërtime po vendos shtyllat e shtetësisë që do të dëshmojnë ndërtimin e Maqedonisë.
“Rreth Maqedonisë ngrihen shumë shtylla për objekte të rinj, muze të rinj, shkolla të reja, stadiume të rinj, salla sportive, spitale të rinj, hidrocentrale të rinj, ndërtesa të reja sociale dhe ndërtesa komerciale, si dhe objekte të tjera. Shtylla të shtetësisë sonë, shtylla që do të mbesin dhe do të dëshmojnë për një epokë kur në Maqedoni ndërtohej... shtylla për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe shtylla për brezat e rinj, ndërtojmë të ardhmen dhe ashtu do të vazhdojmë!”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.
Edhe ministri i Jashtëm Nikolla Poposki, në të njëjtën linjë me eprorin e tij, theksoi se Maqedonia është bërë me një objekt që i shkon i për shtat një shteti që aspiron integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Ai tha se Maqedonia do të mbetet konstruktive në qasjen dhe marrëdhëniet saj me fqinjët, dhe të sillet si një shtet evropian.
“Mesazhi që i dërgojmë sot opinionit botëror, është i qartë si kristali... mesazh për ndërtimin e të ardhmes së përbashkët në korniza evropiane dhe botërore. Ne jemi sot një shtet i cili ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në NATO dhe shtet i gatshëm që të fillojë sa më shpejt bisedimet me BE-në... rrethanat kanë ndryshuar ndër vite por qëllimi ka mbetur i njëjtë... Shtëpia e re e Ministrisë së Jashtme është shtëpia e botës progresive ku zotëron respekti për të gjithë. Vendi ku, Lindja dhe Perëndimi, Veriu dhe Jugu bashkohen në paqe dhe harmoni”, theksoi Nikolla Poposki, Ministër i Jashtëm.
Objekti i ri i Ministrisë së Jashtme kapi vlerën e 13, 5 milion eurove. Vetë Gruevski e prezantoi objektin 7 katesh, si një ndër më zbukuruesit e Shkupit, me sisteme bashkëkohore ajrosjeje, ngrohjeje e ftohjeje, në kategorinë e objekteve me efikasitet energjetik. Statujat që kanë pushtuar Shkupin, nuk mungonin as në brendësinë e objektit, e deri në tarracë. Bëhet fjalë për 37 skulptura personalitetesh të rëndësishme të diplomacisë botërore, si dhe dhjetëra të tjera që përfaqësonin traditën dhe kostumografin e rajoneve të Maqedonisë dhe vendeve fqinje.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush mendoni se i ka bërë vrasjet e pasluftës?
test