Zjarri i djeshëm në Ohër ka rrezikuar edhe disa shtëpi

Maqedonia

Zjarri i djeshëm në Ohër ka rrezikuar edhe disa shtëpi

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Një sipërfaqe e madhe me kallamishte është djegur nga zjarri që shpërtheu pasditen e djeshme në rrethinën e Ohrit.

Këtë informacion e ka bërë të ditur Njësia Territoriale e Zjarrfikësve (NJTZ) Ohër, nga ku shtojnë se nga zjarri përveç kallamit janë përfshirë edhe pemishtet, ndërsa për shkak të erës së fortë kishte rrezik edhe në djegien e shtëpive përreth.

“Ka pasur rrezik real që nga era e fortë të rrezikohen shtëpitë e afërta, të cilat kanë qenë të mbrojtura për më shumë se katër orë”, thonë nga Njësia Territoriale e Zjarrfikjes nga Ohri.

Nga aty nuk tregojnë konkretisht nëse zjarri ka qenë zjarrvënie, por thonë se autorët që kanë vënë zjarret duhet të dënohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat