Kryeparlamentari Xhaferi uron besimtarët myslimanë për festën e Bajramit të Fitrit

Maqedonia

Kryeparlamentari Xhaferi uron besimtarët myslimanë për festën e Bajramit të Fitrit

Më: 21 prill 2023 Në ora: 12:05
Kryeparlamentari Talat Xhaferi

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, sot në ditën e Bajramit të Fitrit ka uruar qytetarët për Festën e Fitër Bajramit.

“Ndjenja solemne dhe rrezatimi i ngrohtë depërton në zemrat dhe shtëpinë e secilit. Shpresoj se në periudhën që e lëmë pas, arritëm të nxjerrim më të mirën nga vetja”

“Se arritëm të ndajmë me të afërmit, me të njohurit dhe nevojtarët fjalë shprese, vepra solidariteti, respekti dhe mirëkuptimi, por mbi të gjitha, të ndajmë tryezën dhe gjithë që kemi”

Mirëqenia ekonomike dhe ngrohtësia familjare le të sundojë në çdo shtëpi në këtë ditë të madhe. Për shumë vjet Ramazan Bajrami!”, uron kryeparlamentari Talat Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat