Kallëzim penal kundër zv.shefit të Policisë Pyjore në Manastir

Maqedonia

Kallëzim penal kundër zv.shefit të Policisë Pyjore në Manastir

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

SPB Manastir ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Manastir, kundër D.T (58) nga Demir Hisar për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

D.T në cilësinë e zëvendëskomandantit të Policisë Pyjore në Demir Hisar, në dy raste ka vepruar në kundërshtim me autoritetin e tij.

“Përkatësisht në fshatin Smilevë dhe në fshatin Pribilci janë gjetur dy persona duke transportuar dru zjarri pa dokumentacion, por i pandehuri edhe pse ka qenë i detyruar nuk ka paraqitur kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse ndaj personave dhe të nesërmen ua ka kthyer veturat”, thuhet në njoftimin e MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat