Stefan Bogoev u emërua ushtrues detyre drejtor i Drejtorisë Doganore

Maqedonia

Stefan Bogoev u emërua ushtrues detyre drejtor i Drejtorisë Doganore

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 22:12
Stefan Bogoev

Ish-deputeti dhe kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev në seancën e sotme qeveritare është emëruar ushtrues detyre drejtor i Drejtorisë Doganore, pasi drejtoresha e deritanishme Sllavica Kutirov, e cila ishte në krye të institucionit për dy vite, dha dorëheqje.

Kutirov paraprakisht me një kumtesë për mediat informoi se Qeveria e ka pranuar dorëheqjen e saj nga funksioni drejtoreshë e Drejtorisë Doganore, të parashtruar për arsye personale, ndërsa me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të karrierës profesionale në planin ndërkombëtar.

“Dëshiroj të falënderoj Qeverinë dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski për mbështetjen e parezervë në dy vitet e fundit, e cila kontribuoi që Drejtoria Doganore të rritet në një nga institucionet kryesore profesionale dhe teknologjik të avancuara në shtet.

Pasardhësit të saj i uron punë të suksesshme dhe siç thotë, rezultate edhe më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat