194 shoferë të gjobitur në Shkup, 21 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

194 shoferë të gjobitur në Shkup, 21 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 10:10
Policia

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (15.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 194 gjoba, nga të cilat 21 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 12 për vozitje pa patentë shofer, pesë për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

“Janë vendosur 14 gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre sanksione për kalim në semafor të kuq, dy sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, katër masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara”.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat