Mariçiq: Kërkesat e Mickoskit që kanë lidhje me realitetin duhet të shqyrtohen

Maqedonia

Mariçiq: Kërkesat e Mickoskit që kanë lidhje me realitetin duhet të shqyrtohen

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 20:28
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq

Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, sot tha se ndryshimet kushtetuese po i bëjnë si investim për anëtarësimin e RMV-së në BE, gjegjësisht për arritjen e një qëllimi strategjik dhe jo për të kënaqur dikë tjetër ose për të arritur ose përmbushur dëshirën ose diktatin e dikujt.

“Në vend që të mbyllet, duhet të hapet dialogu për këtë çështje dhe është vërtet koha pas një viti luftimesh dhe propagandash që nuk kanë asnjë bazë në realitet për bullgarizimin dhe asimilimin, për kërcënimin e identitetit tonë, të ulemi dhe të flasim për nevojat reale dhe obligimet reale për realizimin e interesit tonë kombëtar”, tha Mariçiq.

Ai theksoi se ka ende shumë obligime para anëtarësimit në BE, por siç theksoi, vendi është në rrugë të mbarë për të vazhduar negociatat.

“Dialogu ka nisur mirë dhe ka kaluar kufirin tabu në lidhje me votimin dhe mbështetjen për futjen e bullgarëve në Preambulën e Kushtetutës tonë”, tha Mariçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat