Shaqiri: Nuk ka ndërhyrje politike në zgjedhjen e rektorit të UT-së

Maqedonia

Shaqiri: Nuk ka ndërhyrje politike në zgjedhjen e rektorit të UT-së

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 12:26
Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri sot ka reaguar në lidhje me pohimet për ndërhyrje politike në zgjedhjen e rektorit të ri në Universitetin e Tetovës. Shaqiri thotë universitet janë autonome dhe vendosin vetë.

Shaqiri u shpreh i bindur se në këtë garë nuk ka gisht politika dhe se profesorët si shtresa më e lartë e shoqërisë nuk mund të manipulohen nga politika.

Ai tha se UT-ja është universiteti i tretë në të cilin brenda këtij viti po organizohen zgjedhje të tilla dhe se ndikim politika nuk ka pasur fare.

“Rikujtoi se institucionet po edhe politika nuk mund të ndikojnë në një Universitet që ka autonominë dhe pavarësinë e vet të veprimit”, tha Shaqiri.

Ai tha se ndikime politike nuk ka pasur në zgjedhjen e rektorit në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Universiteti “Shën Klimenti” në Manastir dhe në Universitetin e Shtipit dhe nuk ka pasur e as nuk do të ketë as në Tetovë.

Ai shtoi se për herë të parë në UT, ka pasur prezantim të platformave, kanë pasur disa diskutime, kanë qenë prezentë në disa debate televizive, në disa organizime që janë organizuar dhe kështu ka ecur e gjithë procedura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat